«Polidhromos» (Shumërrugëshi) filloi si një nevojë për të kombinuar interesat akademike me nevojat dhe dëshirat tona personale, gjithashtu dhe nga nevoja e të gjithëve ne, pjesëmarrësve, të komunikojmë sistematikisht për temat që kanë të bëjnë me dygjuhësinë dhe shumëkulturën me komunitetin e gjerë arsimor, gjithashtu dhe me prindër që interesohen dhe kërkojnë përgjigje për pyetje – tema të shumta që i mundojnë. Çdonjëri që kontribuon në këtë iniciativë, me një mënyrë apo me një tjetër, kërkon mënyra dhe përgjigje për tema si: zhvillimi i dygjuhësisë tek fëmijët, komunikimi ndërkulturor, përmasat socialo-politike të llojeve të tjera gjuhësore dhe kulturore, çështje të indentitetit, informimi i prindërve emigrantë, gjithashtu dhe komunikimi ndërmjet arsimtarëve dhe prindërve grek dhe jo grek. U drejtohemi kryesisht prindërve dhe arsimtarëve, të cilët përveç informacionit që do të marrin përmes buletinit tonë të shpeshtë e së shpejti dhe nëpërmjet faqes sonë elektronike, do të kenë mundësinë të komunikojnë me ne dhe të shtrojnë pyetje lidhur me drejtimin dhe vlerësimin e dygjuhësisë dhe kontaktit të gjuhëve, për të cilat do të përpiqemi t’u përgjigjemi në fashikujt e ardhshëm. Kështu përveç pjesës teorike “Polidhromos” përmban edhe një pjesë aktive, në të cilën marrin pjesë prindër, mësues dhe nxënës, e së fundi një pjesë informuese, ku do të ketë informacione të nevojshme lidhur me çështjet që na shqetësojnë dhe na interesojnë. Pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e përmbajtjes së botimit tonë është e shkruar në greqisht, anglisht, rusisht, shqip dhe kurdo që është e mundur edhe në gjuhë të tjera, me qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë me numrin më të madh të mundshëm të komuniteteve emigrante në vendin tonë.
U drejtohemi gjithashtu dhe kolegëve/kolegeve akademikë dhe arsimtarë që do të donin të publikonin pozicionin dhe mendimet lidhur me temën, me qëllim që të rrisin auditorin e tyre apo të prekin antarët e vetë komunitetit emigrant. Atëherë, ju mirëpresim në këtë përpjekje me urimin ta mbështesni, ose nëpërmjet kontributit tuaj, ose nëpërmjet çfarëdo pjesëmarrjeje preferoni dhe t’i paraqitni në një forum të frytshëm për çështjet e dygjuhësisë dhe të shumëkulturës me qendër shkollën e sotme greke.
Rula Cokalidhu